Nuk u lejuan të hyjnë në Kosovë, serbët në kufi nga halli kënduan këngë nacionaliste

Lajme

Nuk u lejuan të hyjnë në Kosovë, serbët në kufi nga halli kënduan këngë nacionaliste

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 07:38
Jarinje

Një grup prej 39 pelegrinësh serbë, të cilët ia mësynë rrugës për Kosovë që të qëndronin në vend për 12 dhe 13 qershor, u ndalën në Jarinje për shkak se nuk morën leje nga MPJD’ja.

E nga halli, ata filluan të këndonin këngë nacionaliste në pikën kufitare.

Në një video të shpërndarë nga një llogari me motive nacionaliste serbe në ‘Twitter’, i cili shprehë revoltën si shenjë e refuzimit të futjes në territor të Kosovës, dëgjohen grupi i pelegrinëve duke kënduar këngë nacionaliste.

Dy autobusë me 83 udhëtarë, në mesin e tyre pelegrinë dhe alpinistë, janë kthyer mbrapsht dje në Jarinjë nga policia e Kosovës.

Por ky grup s’ka kërkuar leje për të hyrë në Kosovë thanë nga MPJD-ja.

Sipas ministrisë ata të enjten kanë refuzuar kërkesën e një grupi tjetër prej 39 pelegrinësh që kanë kërkuar të futen në Kosovë në datat 12 dhe 13 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat