Policia ende në kërkim për gjetjen e Muhabi Islamit nga Kaçaniku, i zhdukur tash e një javë

Lajme

Policia ende në kërkim për gjetjen e Muhabi Islamit nga Kaçaniku, i zhdukur tash e një javë

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 11:43
Muhabi Islami

Policia e Kosovës ka njoftuar se ende janë duke vazhduar kërkimet për gjetjen e Muhabi Islamit nga Kaçaniku i cili është zhdukur që nga data 7 e këtij muaji.

“Edhe sot, vazhdon kërkimi i personit të zhdukur nga Begraca e Kaçanikut , Muhabi Shukri Islami, i lindur me 13.03.1978. I njëjti me datën 07.06.2021, kishte dalur nga shtëpia e tij dhe që nga ajo ditë nuk dihet për fatin e tij.

Ekipe të përbashkëta të policisë nga rajoni i Ferizajt ,FSK, Zjarrëfikësve dhe 40 vullnetarë, kanë nisur me mengjes kërkimin e tij”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se Islami ka flokë të zeza, sy të kaltër, i gjatë 1.80 cm, peshon 75 kg dhe kishte të veshur gjinse të kaltërta, bluzë të zezë dhe këpucë të zeza.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton qytetarët, që nëse marrin ndonjë informacion për vendodhjen e tij, të njoftojnë menjëherë stacionin policor më të afërt, ( tel .192) . 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat