Vuçiq me porosi për Kurtin: Mos na u kërcëno, mos luani me lojëra të tilla me ne

Lajme

Vuçiq me porosi për Kurtin: Mos na u kërcëno, mos luani me lojëra të tilla me ne

Nga: F.B Më: 13 qershor 2021 Në ora: 16:01
Albin Kurti, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Vuçiq para takimit të së martës në Bruksel, ka deklaruar se “nuk ka ndonjë ditë të mirë për ta dhe se nuk kanë situatë roze dhe nuk është koha për fjalë të mëdha, por për qëndrim të fortë dhe të tregohet se sa e duan dialogun”, shkruan “Kurir”, transmeton “Bota Sot”.

Ai ka nënvizuar se atje duhet do të tregojnë se sa është me rëndësi të shihet e ardhmja dhe të ruhet paqja e stabiliteti.

Lidhur me deklaratën për padi për gjenocid nga ana e Kurtit, Vuçiq tha se me këtë ai dëshmon se nuk është i gatshëm për dialog.

“Secilën ditë udhëheqja shqiptare sulmon Serbinë. Ai këtë e përsërit si Paja pataku çdo ditë. Porosia ime për Kurtin është – mos na kërcëno më, mos luajë lojëra të tilla me neve. Ai na kërcënon me padi për gjenocid, e na thonë të njohim pavarësinë e Kosovës. Lirisht paraqitni padi e të shohim kush ka bërë gjenocid, kjo do të thotë ata janë kundër dialogut”, tha Vuçiq.

“Ai mund të sjell disa njerëz, mundemi edhe ne, por prapë dëshmon se nuk është i gatshëm për marrëveshje. Në Bruksel ia vlen të shkohet, sepse nuk kemi alternativë për bisedime, sepse secila bisedë është më e mirë se një plumb i shkrepur. Unë dua të ruajë paqen, nëse ata nuk duan dhe mendojnë të na shantazhojnë le të vazhdojnë”, tha ai.

Vuçiq ka theksuar se “të duash kombin tënd, nuk ka asgjë të keqe, sepse është si të duash familjen tënde”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat