Lajçak për dialogun e sotshëm trepalësh: “Dialogu nuk është i lehtë, por është i rëndësishëm”- paralajmërohet vazhdimi i tij në fund të korrikut

Lajme

Lajçak për dialogun e sotshëm trepalësh: “Dialogu nuk është i lehtë, por është i rëndësishëm”- paralajmërohet vazhdimi i tij në fund të korrikut

Nga: F.B Më: 15 qershor 2021 Në ora: 17:43
Miroslav Lajçak

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun mes Prishtinës edhe Beogradit në Bruksel nuk ishte i lehtë, por mirë që ndodhi, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.“Të dy liderët kanë pasur shkëmbim të hapur të qëndrimeve në lidhje me atë që secili prej tyre pret në dialog. Ajo që është me rëndësi për BE është se dy liderët konfirmuan se nuk kanë rrugë tjetër përveç normalizimit të raporteve mes Kosovës edhe Serbisë” deklaroi Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel mes Prishtinës e Beogradit dhe përfaqësuesit evropian.

Lajçak nënvizon se të dy palët janë obliguar që të punojnë në marrëveshjen gjithëpërfshirëse të normalizimit përmes dialogut dhe se procesi i dialogut do të vazhdojë në fund të korrikut.

“BE si dhe qytetarët e Kosovës edhe Serbisë kanë pritje të mëdha nga dy zyrtarët se do të tejkalojnë trashëgiminë e së kaluarës dhe të orientojë Kosovën dhe Serbinë ka ardhmëria e përbashkët evropiane” tha Lajçak.

Delegacioni i Beogradit i kryesuar nga Vuçiq dhe pala e Prishtinës e kryesuar nga kryeministri Kurti, ndërsa Be u prezantua shefi i diplomacisë evropiane Borel dhe i dërguari special Lajçak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat