Leksione nga Naser Rafuna për kandidatët për kryetar të Prishtinës

Lajme

Leksione nga Naser Rafuna për kandidatët për kryetar të Prishtinës

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 20:05
Naser Rafuna

Aktori i njohur së fundmi ka bërë një postim të papritur.

Naser Rafuna, ka shfrytëzuar profilin e tij zyrtar në Facebook për të renditur disa premtime nëse ai do kandidonte për kryetar të Prishtinës.

Si fillim, aktori ka shkruar se si parim do i kishte gratë shtatzëna të cilat do i shpërblente me një shumë të madhe parash 1,200 deri në 2 mijë euro.

Tutje, i njëjti vazhdon të flasë për ndërtimin e ndonjë Amfiteatri Antik në Gërmi për shfaqje dhe aktivitete kulturore.

Ndryshe, ky postim i Naser Rafunës mori komente të shumta të cilat aluduan se ai do kandidojë për kryetar të Prishtinës derisa nuk munguan edhe komentet komike.

Postimi i plotë i Naser Rafunës pa ndërhyrje:

Po te isha kandidat për Kryetar të Prishtinës do të premtoja që:

1. Të gjitha gratë që lindin fëmijun e tretë, do të kenë 1.200,00 euro shpërblim për nevojat e fëmijëve dhe çdo nënë që lind fëmijë binjak do të shpërblehet me 2.000,00 euro.

2. Të gjithë atyre që posedojnë kontratat e blerjeve të tokave të tyre,por që komuna ua ka ekspropiju ( marrë ) pa kompenzim sidomos në vitet e 90’ta, bazuar në kontratën e tyre të prons,do të ju kthehet nga vet Komuna e Prishtinës e jo të ngarkohet Gjykata Themelore në Prishtinë për dicka që duhet ta kryej vet Komuna. ( nuk di qysh Gjykata pranon landë të tilla me i shqyrtu e që dihet që ka lënde te tilla nga 2008/2009 pa asnjë seancë të mbajtur).

3. Ndërtimin e një Amfiteatëri Antik në Gërmi për shfaqje teatrale dhe aktivitete kulturore.

4. Policinë komunale dhe

5. Në shkollat fillore të Prishtinës, bazuar me udhëzim administrativ për reforimin e kurrikulës arsimore komunale nga MASHT, do t’a inkuadroja edhe landën e Dramës nëpër shkollat fillore të Komunës së Prishtinës.

Gjithsej….30 pika. Por mos harroni se, me bo me m’pa rasisht kandidat për Kryetar Komune, keto janë pikat kryesore a!? 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat