Përsëri Lipjani në qendër të vëmendjes, ja arsyeja

Lajme

Përsëri Lipjani në qendër të vëmendjes, ja arsyeja

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 08:23
Lipjani

Stuhia e sotme në Lipjan përfshiu qytetin dhe disa fshatra përreth. Kështu u shpreh drejtori shërbimeve publike në këtë komunë, Rasim Hasani, i cili tha se bazuar në informata që i kanë marr deri më tani, janë raportuar dëme në pullazet e dy objekteve shumë-banesore dhe disa dëme në vetura.

“Nuk kemi lëndime në njerëz ose dëme të tjera. Pjesa e qytetit është e pastruar. Kompanitë e mirëmbajtjes të kontraktuar nga komuna janë në terren dhe tashmë nuk shihen shenjat e stuhisë, përveç disa drunj që ende kanë mbetur në pjesët periferike”.

Ai po ashtu tregoi se dëme të mëdha kanë edhe në rrjetin e energjisë elektrike. Për momentin një pjesë e qytetit dhe fshatrave përreth s’kanë energji elektrike, ndërsa pjesa tjetër janë të furnizuar. Apleoj te KEDS-i që t’i sanojë defektet dhe t’i rikthehemi normalitetit, meqë ekipet e tyre janë në terren”.

“Bazuar në disa informata të disa njerëzve, thonë se është një prej stuhive më të forta që ka përjetuar Lipjani”.

“Të gjitha kompanitë e kontraktuara i kemi ftuar dhe kanë dal në terren, janë duke pastruar pusetët që të mos ketë telashe me ujë, duke larguar degë të thyera të pemëve, pra shumë shpejt është zgjidhur ky problem”.

Hasani informoi se qysh nga nesër komuna do krijojë një ekip ad hoc që do të merret me vlerësimin e dëmeve dhe varet nga mundësitë dhe raporti vlerësues i atij komisioni se sa do të jenë dëmet në infrastrukturë dhe në ekonomitë familjare nga kjo stuhi qe e ka goditur Lipjanin.

Ai po ashtu tregoi se dëme të mëdha kanë edhe në rrjetin e energjisë elektrike. Për momentin një pjesë e qytetit dhe fshatrave përreth s’kanë energji elektrike, ndërsa pjesa tjetër janë të furnizuar. Apleoj te KEDS-i që t’i sanojë defektet dhe t’i rikthehemi normalitetit, meqë ekipet e tyre janë në terren”. “Bazuar në disa informata të disa njerëzve, thonë se është një prej stuhive më të forta që ka përjetuar Lipjani”. “Të gjitha kompanitë e kontraktuara i kemi ftuar dhe kanë dal në terren, janë duke pastruar pusetët që të mos ketë telashe me ujë, duke larguar degë të thyera të pemëve, pra shumë shpejt është zgjidhur ky problem”. Hasani informoi se qysh nga nesër komuna do krijojë një ekip ad hoc që do të merret me vlerësimin e dëmeve dhe varet nga mundësitë dhe raporti vlerësues i atij komisioni se sa do të jenë dëmet në infrastrukturë dhe në ekonomitë familjare nga kjo stuhi qe e ka goditur Lipjanin.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat