Ivica Daçiq kërcon me luftë

Lajme

Ivica Daçiq kërcon me luftë

Nga: F.B Më: 24 qershor 2021 Në ora: 11:30
Ivica Daçiq

Kryetari i Kuvendit të Serbisë Daçiq, ka deklaruar se “Serbia nuk ka sovranitet të plotë në Prishtinë, por njëjtë Prishtina nuk ka sovranitet të plotë në veriun e Kosovës” dhe atë gjendje “vetëm lufta mund ta ndryshojë”, shkruan “Pravda” për kërcënimin më të ri të Daçiq, transmeton “Bota Sot”.

“Për të ndryshuar gjendjen në njërin apo drejtimin tjetër, bie fjala që Beogradi të vendos sovranitet mbi Prishtinën, apo që Prishtina të ketë sovranitet në veri ku jetojnë serbët që nuk pranojnë pavarësinë e shtetit, kjo mund të ndodhë vetëm me luftë”, tha Daçiq, duke shtuar se që “kjo mos të ndodhë, mos të ketë luftë zgjidhja e vetme reale është zgjidhja paqësore politike e bazuar në kompromis” tha ai në emisionin "Fokus" në TV B92.

Por, sipas tij ai kompromis nuk është i pranueshëm për “palën tjetër”, pasi “ata konsiderojnë se nuk janë të detyruar ta bëjnë këtë, sepse besojnë se ajo do ju “dhurohet e gatshme” sikur kur me bombardime të NATO-së iu dhurua një pjesë e sovranitetit në Kosovë”.

“Ka dy qoshe në procesin e bisedimeve, një që është qasje defetist-e ‘u humb gjithçka’ dhe e dyta qasja jo-realiste ‘ se Kosova edhe më tutje është pjesë e Serbisë sikur nuk ka ndodhur asgjë”.

Në argumentimin e Prishtinës se Vuçiq nuk ofron asgjë, Daçiq tha se Serbia ofron zgjidhje por ajo nuk është e pranueshme për shqiptarët e as për një “pjesë të bashkësisë ndërkombëtare”.

Lidhur me “vijat e kuqe që nuk i kalon Serbia, a tha se Serbia e di “vija e kuqe është pranimi i pavarësisë së Kosovës, kjo nuk vjen në shprehje. Kjo që ne flasim nuk është e pranueshme për Prishtinën, ndërsa bashkësia ndërkombëtare nuk do të bëjë presion për të bërë kompromisin”, tha kreu i Kuvendit.

Deklarata e presidentes së Kosovës Osmani se pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare nuk “ka arsye që ndonjë shtet të hezitojë të njoh Kosovën”, Daçiq tha se biseduesit e Prishtinës shërbehen me “trika të ndytë”.

“Ata iu thonë disave në bashkësinë ndërkombëtare ‘ që ne të mendojmë për asociacioni, le të na njohin 5 vendet e BE-së Kosovën’, mua këtë ma tha ministri i jashtëm sllovak, prandaj Daçiq thotë se “këtu nuk ka parime dhe kute të dyfishta”, por ne do respektojmë marrëveshjet.

“Tash ka moratorium për lotimet nga ne., që duhet të ketë edhe për palën tjetër, kjo skadon në shtator, e do të shohim, ne jemi gati të vazhdojmë”, kërcënoi Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat