Ja çka po paralajmëron Vuçiq të nderoj në Kosovë

Lajme

Ja çka po paralajmëron Vuçiq të nderoj në Kosovë

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 10:09
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar të enjten se ndërtimi i spitalit në Graçanicë do të fillojë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Po ashtu, ai ka thënë se do të nis edhe rindërtimi i spitalit në veri të Mitrovicës.

“Ne kemi probleme teknike. Paratë nuk janë problem. Ne kemi lënë mënjanë para dhe i kemi ato për qendrën shëndetësore në Graçanicë dhe spitalin në veri të Mitrovicës”, ka thënë ai, raporton “Tanjug”.

Ai ka theksuar se “spitali në Mitrovicë do të jetë një qendër klinike de facto”, duke shtuar se kjo tregon se do të bëhet me investimet e “shtetit të Serbisë dhe mbajtjen e një numri të madh të stafit mjekësor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat