23 vjeçari që vdiq në aksidentin e mbrëmshëm në Prizren, është ky studenti i mjekësisë

Lajme

23 vjeçari që vdiq në aksidentin e mbrëmshëm në Prizren, është ky studenti i mjekësisë

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 11:38
Arti Ramadani

Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi mbrëmë në fshatin Lubizhdë të Komunës së Prizrenit, mori jetën e një 23 vjeçari.

I riu që vdiq si pasojë e këtij aksidenti është, Arti Ramadani.

Viktima në fjalë është nga fshati Lubizhdë ndërsa varrimi i tij do të bëhet sot në ora 16:30 në varrezat e fshatit.

Arti Ramadani ishte student i Mjekësisë në kuadër të Universitetit të Prishtinës.

I lënduar si pasojë e këtij aksidenti është edhe vëllai i Art Ramadanit, Agoni, i cili po vazhdon të marrë trajtim mjekësor.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat