Reshje shiu të papara në Vushtrri – bizneset akuzojnë Xhafer Tahirin: Na keni nimu...

Lajme

Reshje shiu të papara në Vushtrri – bizneset akuzojnë Xhafer Tahirin: Na keni nimu...

Nga: N.Sh. Më: 16 korrik 2021 Në ora: 15:04
Pamje nga Vushtrria

Reshje të mëdha shiu kanë ra gjatë ditës së sotme në Vushtrri.

Vushtrria është mbulu nga uji. Ky problem në qyetin e lashtë të Vushtrrisë daton me dekada.

Në rreth rrotullimin pranë Urës së Gurit në Vushtrri, shihet uji i madh, i cili buron edhe nga kanalizimet për shkak të mos punimeve në rrjet.

Shihni pamjet:

Ishte muaj më parë kryetari Xhafer Tahiri që përmes disa fotografive ishte mburrur me disa punime të kryera pikërisht në atë vend, ku thonte se më nuk do të mbuloj uji atë pjesë.

Megjithatë, ato punime ishin vetëm për fotografi, ngase në realitet uji nuk është larguar kurrë.

Aty burojnë kanalizimet që vinë nga pjesa e lartë e qytetit, dhe shpërthejnë si ‘shadërvan’ pran Urës së Gurit.

Shihni pamjet:

Binzeset e shumta që janë në atë rrugë, janë ankuar me vite të tëra, por ankesat e tyre kanë shkuar sikurse shiu që tashmë është ndaluar, por uji ka mbetur aty!

Arianit Muzaqi, pronar i një biznesi po në atë rrugë, pranë rrethrrotullimit, ka publikuar një video ku shihet uji i madh, i cili për pak centimetra nuk është futur brenda në lokalin e tij.

Ai ka kritikuar Tahirin për punimet që i ka realizuar në atë pjesë.

“E  falendërojmë kryetarin Xhafer Tahiri për punimet e  tij, na keni nimu na keni pshtu veç ma zi u bo...”, shkruan Muzaqi.

Shihni pamjet:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat