Agim Bahtiri i bindur në fitore, ja sa vota pretendon t`i fitojë

Lajme

Agim Bahtiri i bindur në fitore, ja sa vota pretendon t`i fitojë

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 14:16
Agim Bahtiri

Kryetari aktual i Mitrovicës, Agim Bahtiri, është i bindur se do të qeverisë edhe një mandat me këtë komunë.

Madje ai ka thënë se do t’i fitojë mbi 65 për qind të votave qysh në raundin e parë.

“Asnjë “sondazh” imagjinar e anonim nuk mund të na ndalë për fitoren me 65%+ që në raundin e parë. Njëkohësisht, i ftoj gjithë opozitën në Mitrovicë të bashkë, sepse nëse garojnë veç e veç rezutati i tyre do të jetë për keqardhje”.

Lëvizja Vetëvendosje akoma nuk e ka zyrtarizuar kandidaturën e pretendentit i cili do të garojë për të parin e Mitrovicës.

Por, ajo çka dihet deri më tani është se Agim Bahtiri, nuk është i vetmi nga kjo parti i cili e synon këtë pozitë.

Në garë nga Vetëvendosje për t’u bërë kandidat është edhe Fatmir Hasani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat