Grubi: Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta

Lajme

Grubi: Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 14:25
Foto nga vendi i ngjarjes

Zëvendëskryeministri i Parë në RMV, Artan Grubi, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave që humbën jetën si pasojë e aksidentit tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm në Brod të Kroacisë, ku nga rrokullisja e autobusit të linjës Frankfurt-Prishtinë deri tani raportohet për 10 të vdekur.

“Bashkëndjej dhimbjen me familjarët që humbën më të dashurit në aksidentin tragjik të linjës Frankfurt-Prishtinë që ndodhi në mëngjesin e sotëm në Brod të Kroacisë dhe shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta.

Të lënduarve që janë shtrirë në spital ju dëshiroj shërim të shpejtë falë intervenimit të autoriteteve kroate.

Ju lutem shumë që të keni kujdes maksimal në vozitje”, thuhet në ngushëllimin e Grubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat