Lidhja e Historianëve të Kosovës me telegram ngushëllimi për familjarët e të aksidentuarëve

Lajme

Lidhja e Historianëve të Kosovës me telegram ngushëllimi për familjarët e të aksidentuarëve

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 14:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Vdekja e bashkatdhetarëve tonë dhe lëndimi i shumë të tyre gjatë orëve të para të ditës së sotme në një aksident trafiku në Slavonksi Brod të Republikës së Kroacisë, është një lajm pikëllues dhe shumë emocionuese, kur dihet se shumë nga ta ka kohë që nuk e kanë vizatuar Kosovën si pasojë e situatës më sëmundjen infektuese të Covid-19.

Ju shprehi ngushëllimet me të sinqerta gjithë atyre familjeve që pësuan në aksidentin e sotshëm në Slavonski Brod, ndërsa të lënduarve ju uron shërbim të shpejte.

Ju shprehi mirënjohje dhe konsiderata të veçanta personelit shtetërorë dhe shëndetësore si dhe policisë së Kroacisë, për menaxhimin dhe efikasitetin në këtë aksident i cili është një tragjedi për kombin tonë.

Lutem që ky të jete aksidenti i fundit me fatalitet për ne si populli dhe mbarë njerizimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat