Martesat e dyfishta në Kosovë janë të ndaluara me ligj, dënohet me kaq vite burg

Lajme

Martesat e dyfishta në Kosovë janë të ndaluara me ligj, dënohet me kaq vite burg

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 14:59
Foto ilustrim

Çdo person që lidh martesë tjetër derisa është i martuar, dënohet me burgim deri në një vit në Kosovë.

Në Kodin Penal të Kosovës, në veprat penale kundër martesës dhe familjes, Neni 237 tregon saktësisht se çfarë ndodh me personat që kryejnë veprën ‘Bigamia’.

Bigami në shqip i bie martesa me dy gra njëkohësisht.

Saktësisht në Kodin Nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës, thotë se kushdo që lidh martesë tjetër derisa është i martuar, dënohet me burgim deri në një (1) vit.

Në nenin 237 pika e dytë thotë se kushdo që lidh martesë me personin për të cilin e di se është i martuar, dënohet me dënimin nga paragrafi 1. i këtij neni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat