Zaev përkundër reagimeve negative pret të bashkëngjiten edhe të tjerët: Në “Ballkanin e hapur” së bashku mundemi shumë

Lajme

Zaev përkundër reagimeve negative pret të bashkëngjiten edhe të tjerët: Në “Ballkanin e hapur” së bashku mundemi shumë

Nga: F.B Më: 1 gusht 2021 Në ora: 14:39
Edi Rama, Aleksandër Vuçiq dhe Zoran Zaev

Ballkani nuk është më bombë e aktivizuar, por simbol i miqësisë, prandaj iniciativa regjionale “Ballkani i hapur” krijon mundësi që të bëhet shumë dhe vetë të kontribuojmë në kualitetin e jetës, ka thënë në intervistën për “Tanjug” kryeministri maqedon Zaev, transmeton “Bota Sot”.

Zaev tha se shpreh mendimet e njëjta si Vuçiq e Rama dhe që beson se në periudhën e ardhshme krahas reagimeve negative që vijnë nga Prishtina, Sarajeva edhe Podgorica që janë të parëndësishme, sepse qëndrimet e qytetarëve sipas analizave që ka parë janë pozitive edhe në vendet tjera.

“Çka ka të keqe nëse veprojmë së bashku në rastet e fatkeqësive natyrore, ne trefishojmë kapacitetet dhe kjo do të thotë më shumë jetë të shpëtuara edhe më pak dëme” tha Zaev.

Nëse tejkalohen barrierat administrative pas 1 janarit 20023 nuk do ketë kufij mes vendeve tona tha Zaev, që nënvizoi se kjo hapësirë do ketë ndërlidhje softuerike dhe krijon lehtësi qarkullimi në sistemin e njëjtë.

“Humbin një miliardë në pritje në kufij, sistemet tona të ministrive të brendshme kanë bashkëpunim të shkëlqyer kundër krimit e korrupsionit, do investojmë së bashku edhe në centralin prej 700 mega-vat me diell” tha ai.

Sipas Zaev” mendoj se do arrihet sukses për të gjithë qytetarët, Evropa punon dhe ndihmon, por derisa presim Evropën, mund të evropi-izohemi, me hapjen e grupit të kritereve të reja që do hap Serbia, derisa Mali i Zi është në atë rrugë e ne edhe Shqipëria presim statusin e kandidatit, kjo është që presim qe 16,5 vjet” tha Zaev, që shton se njëjtin mendim kanë edhe Rama edhe Vuçiq.

Këto sipas Zaev janë synime të sinqerta, por të bashkuar do jemi më shumë të respektuar dhe do kemi përfitime në shumë fusha, bie fjala fabrikat do kenë fuqi punëtore në komunat fqinje, si Vranje nga Kumanova dhe Struga nga Shqipëria.

Me rëndësi sipas tij është memorandumi për pranimin e lejeve të punës dhe rrugëve transit për qarkullimin e mallrave, për fondet e përbashkëta në kulturë dhe krijimin e filmave etj, tha Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat