Aksidentohet vetura e mërgimtarit, bllokohet trafiku

Lajme

Aksidentohet vetura e mërgimtarit, bllokohet trafiku

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 10:22
Pamje nga aksidenti

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë përkatësisht në fshatin Sllatinë.

Aksidenti është shkaktuar nga një veturë me targa të huaja, që besohet të jetë e ndonjë bashkatdhetari, e cila ka goditur veturën tjetër me targa vendore.

Përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.

Si pasojë e këtij aksidenti, janë krijuar kolona të gjata në trafik.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat