Staroviç kërcënon: Serbia është e gatshme nëse Kosova shkel moratoriumin

Lajme

Staroviç kërcënon: Serbia është e gatshme nëse Kosova shkel moratoriumin

Nga: F.B Më: 3 gusht 2021 Në ora: 11:56
Nemanja Staroviç

Sekretari shtetëror në ministrinë e jashtme të Serbisë Nemanja Staroviç ka deklaruar se nëse Prishtina shkel moratoriumin, nga marrëveshja e Uashingtonit rreth lotimit për njohje, Beogradi do të reagojë dhe shumë vende mund të shqyrtojnë dhe tërheqin vendimet e njohjes së Kosovës dhe do ketë më shumë tërheqje se njohje, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Staroviç për TV Tanjug, i pyetur të komentojë deklarata se dhjetë vende presin shqyrtimin dhe tërheqjen e njohjeve, theksoi se nëse Prishtina inicion njohje të reja, në fushatën e 2017 është përball me 18 tërheqje të njohjeve.

“U arrit qëllimi në masën më të madhe, 110 vende ishin në anën e Prishtinës dhe kjo ishte gjysma e anëtareve të OKB-së, pas fushatës së Serbisë 18 vende kanë tërhequr njohjet dhe është ul numri në 97 që njohin Kosovën”, tha ai.

Serbia është e përkushtuar në respektimin e obligimeve në planin ndërkombëtar qoftë nga marrëveshjet e Brukselit po ashtu edhe Uashingtonit ku përfshihet moratorium i dy palëve. Kjo do thotë se Serbia suspendon aktivitetet për tërheqje të njohjeve dhe Prishtina për njohje dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Sipas Staroviç Serbia do respektoj marrëveshjen deri në shkronjën e fundit dhe nëse ka gatishmëri nga Prishtina edhe bashkësia ndërkombëtare ky moratorium të vazhdohet.

“Por vullnet i tillë nuk ekziston në Prishtinë dhe nëse e shkelin pas 4 shtatorit, apo nuk duan të i përmbahen pastaj, ne jemi të gatshëm për diçka të tillë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat