Ndërron jetë avoktati Besnik Blakaj

Lajme

Ndërron jetë avoktati Besnik Blakaj

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 12:25
Foto ilustrim

Oda e Avokatëve të Kosovës ka humbur anëtarin e saj, avokatin Besnik Blakaj.

“Oda e Avokatëve të Kosovës, i shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

Varrimi i të ndjerit, do të bëhet sot me datë 03.08.2021, në fshatin Vrellë – Komuna e Istogut, në ora 17:00″, thuhet në njoftimin e Odës së Avokatëve.

Avokati, Besnik Blakaj u lind më 06.07.1962 në fshatin Zhur, Komuna e Prizrenit. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës me datë 08.09.1993, ndërsa provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë me datë 20.09.2003 në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat