Analisti rus: Ballkani i Hapur, thjesht mbulesë për daljen në det të Serbisë nëpërmjet Shqipërisë. Iu privua me rënien e Jugosllavisë dhe...

Lajme

Analisti rus: Ballkani i Hapur, thjesht mbulesë për daljen në det të Serbisë nëpërmjet Shqipërisë. Iu privua me rënien e Jugosllavisë dhe...

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 14:27
Pamje nga takimi në Shkup

Studiuesi i njohur rus i çështjeve ballkanike, Valeri Emeljanov, Drejtor i Qendrës Ruse të Analitikës dhe Informacionit në një analizë botuar në 31 korrik 2021, analizon Mini-Shengenin ose Ballkanin e Hapur.

Duke rreshtuar përfitimet e Serbisë nga kjo nismë, analisti rus shkruan:

“Shqipëria për Beogradin është dalje në det, nga e cila u privua me rënien e Jugosllavisë dhe më vonë të Federatës Serbo-Malazeze”.

Duke gjykuar për mini-shengenin ballkanik, eksperti rus shkruan se dalin disa pyetje. E para: Kujt i intereson një integrim i tillë. Inisiatorët flasin për zhvillim ekonomik, por Emeljanov është skeptik:

“Vërtetë aleanca e shteteve të varfëra do të përmirësojë gjendjen e vendeve pjesëmarrëse, aq më tepër në situatën e mospjesëmarrjes në të, të vendeve të tjera të rajonit dhe praktikisht në mungesë të plotë koordinimi?” – pyet ai.

Analisti rus shkruan se dy përfituesit kryesorë të nismës do jenë, Serbia dhe Maqedonia.

“Serbia, shteti më i fuqishëm i aleancës së “Ballkanit të Hapur” natyrisht është e interesuar për vërshimin e mallrave të lira dhe të shërbimeve të lira nga vendet fqinjë. Përveç kësaj “Ballkani i Hapur” është rikthim i qartë tek statusi i liderit rajonal, të cilin Serbia dhe serbët tradicionalisht e kanë patur në Ballkanin Perëndimor. Mospjesëmarrja e Kosovës në aleancat e tipit të “mini Shengenit-“Ballkan i hapur”- realisht dhe qartë përcaktohet nga fakti se atë e drejton Serbia” – shkruan Valeri Emeljanov.

Analiza e tij mund të lexohet e plotë në “eadaily.ru”, 31 korrik 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat