“Kudusi Lame të vihet edhe para drejtësisë si i dyshuar për planifikim dhe vrasje të Kol. Ahmet Krasniqit”

Lajme

“Kudusi Lame të vihet edhe para drejtësisë si i dyshuar për planifikim dhe vrasje të Kol. Ahmet Krasniqit”

Nga: M.L. Më: 3 gusht 2021 Në ora: 14:52
Kudusi Lama

Analisti Nexhat Haziri nëpërmjet një postimi në Facebook, ka komentuar një deklaratë të Gjeneralit të Ushtrisë së Shqipërisë, Kudusi Lama, i cili ka deklaruar se Kolonel Tahir Zemaj i kishte dërguar armë serbëve.

Hazori tha se Kudusi Lame është një nga komplotistët kundër unifikimit të faktorit ushtarak shqiptar gjatë luftës, sidomos në pjesën veriore të Shqipërisë.

“KUDUSI LAME APO GJENERAL KONTRABANDISTI. Kudusi Lama: Tahir Zemaj ua mori armët katundarëve nëpër shtëpia dhe ua dërgoj serbëve -Poshtërsia nuk paska kufij. Kudisi Lama, profiteri i luftës apo Gjeneral kontrabandisti, është një nga komplotistët kundër unifikimit te faktorit ushtarak shqiptar gjatë luftës, sidomos në pjesën veriore të Shqipërisë, aty ku stacionoheshin vullnetar të shumtë, mërgimtarë të ardhur nga shtete perëndimore”, shkroi Haziri.

Sipas tij, Kudusi Lame po ashtu ka qene nje nga kontrabandistet më të mdhenj të armëve.

“Jo rrallë herë grupe të organizuara nga Gjeneral kontrabandisti dhe disa nga antëarët e SHPUÇK-se së Rognerit, i kanë çarmatosur dhe marrë armët e grupeve të ushtarëve të UÇK-së, sidomos atyre që identifikoheshin si ushtarë që njihnin autoritetin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të vet ministrit, kol. Ahmet Krasniqit, dhe te njëjtat serish ua kanë shitur. Kontrabandisti Kudusi Lame duhet të vihet edhe para drejtësisë me dyshime si pjesëmarrës në grupin për planifikim dhe vrasje të Kol. Ahmet Krasniqit”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat