REL: Amerika i ka sugjeruar Prishtinës bashkëngjitjen në iniciativën “Ballkani i Hapur”

Lajme

REL: Amerika i ka sugjeruar Prishtinës bashkëngjitjen në iniciativën “Ballkani i Hapur”

Nga: F. B. Më: 6 gusht 2021 Në ora: 11:47
SHBA

Nga përfaqësia e ShBA në Prishtinë u kumtua se mbështesin përpjekjet e Ballkanit perëndimor për forcimin e integrimit ekonomik dhe thërrasin qeverinë në Prishtinë që të qaset në integrimin ekonomik regjional “të mendjes së hapur”, shkruan RTS, transmeton “Bota sot”.

Zëdhënësi i përfaqësisë së ShBA në Prishtinë deklaroi se qeveria “duhet të vendos me cilat iniciativa do të i bashkëngjitet dhe cilat iniciativa më së miri mbështesin vizionin e saj ekonomik”.

"Por, trimërojmë qeverinë që mendjes së hapur  të i qaset përpjekjeve të integrimit ekonomik regjional dhe të pranojë zgjidhjet që iu mundësojnë banorëve të përmirësojnë raportet me fqinjët e vetë” tha zëdhënësi i përfaqësisë amerikane për “Radio Evropa e Lirë” duke u përgjigjur në pyetjen rreth refuzimit të Prishtinës të i bashkohet “Ballkanit të hapur”.

Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia marrin pjesë në iniciativën “Ballkani i Hapur” që më herët njihej si “Shengeni i vogël”, e në takimin e fundit mes presidentit serb dhe kryeministrave maqedon e shqiptar u pajtuan që të hapin kufijtë në janar 2023.

Pushteti në Podgoricë, Sarajevë dhe Prishtinë kanë refuzuar pjesëmarrjen dhe bashkëngjitjen, duke konstatuar se nuk kanë asnjë alternativë tjetër përveç bashkëngjitjen në BE.

Përfaqësia e ShBA-ve , ka kumtuar se forcimi ekonomik dhe integrimi politik “me rëndësi të veçantë për paqen edhe stabilitetin dhe do ndikojë në rritjen e përpjekjeve të Prishtinës që të përmbush reformat e nevojshme për qasjen e ardhshme në BE”.

“Inkurajojmë Kosovën të kërkojë mundësi për të ulur barrierat tregtare, rritjen e konkurrencës ekonomike dhe ndërtimin e regjionit të integruar dhe ekonomisë së qëndrueshme, që do të jetë në dobi të qytetarëve të Kosovë” citohet të kenë deklaruar nga përfaqësia e ShBA-ve.

Habit fakti se Radio Evropa e Lirë, e quan ambasadën amerikane në Prishtinë si përfaqësi të ShBA-ve, kur dihet se ajo është ambasadë dhe ambasada më e madhe në të gjithë rajonin e Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat