“U tund mali, polli miu”/ Në Serbi nisin ironizimet me protestën kundër Bregoviqit

Lajme

“U tund mali, polli miu”/ Në Serbi nisin ironizimet me protestën kundër Bregoviqit

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 11:12
Goran Bregoviqi

Vetëm tre persona iu përgjigjën thirrjes së ish-deputetit shqiptar, Kujtim Gjuzi, i cili u paraqit për ta zhvilluar një protestë paqësore këtë javë kundër këngëtarit të ftuar në Festivalin e Birrës, shkroi sot mediumi serb, B92. Ky medium e titullon shkrimin me fjalinë “U tund mali, polli miu”.

Ata po lëviznin përgjatë trotuarit me një pankartë ku shkruhej: “Gregor Bregoviq nuk është i mirëpritur në Festivalin e Birrës, nëse nuk kërkon falje”, shkruam mediumi serb.

Image

Kjo protestë, siç ishte paralajmëruar, u zhvillua më 8 gusht, në orën 11 të mëngjesit, dhe nga Bashkia e Korçës, e cila është organizatorja e këtij festivali, nuk ka indikacione që mund ta ndryshojnë vendimin e tyre dhe anulojnë koncertin e Goran Bregoviqit.

Bregoviq kishte mbajtur koncert në Tiranë në vitin 2006, me ç’rast mori “Çelësin e Tiranës” nga kryetari i atëhershëm i kryeqytetit shqiptar, kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat