Abdixhiku: Me çka e kalojnë kohën një ushtri pushtetarësh në ditët kur na vdesin plot 44 qytetarë?

Lajme

Abdixhiku: Me çka e kalojnë kohën një ushtri pushtetarësh në ditët kur na vdesin plot 44 qytetarë?

Nga: M.L. Më: 25 gusht 2021 Në ora: 15:44
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka konsideruar shqetësues faktin që për tre ditë rezultuan 44 persona të vdekur nga virusi CoVId-19.

Ai ka thënë se jemi vend i vogël për t’i pasur 44 vdekje në tre ditë.

“Jemi vend i vogël për t’i përballuar si hiçgjë 44 tragjedi familjare nëpër Kosovë. Katër të rinj e reja, në të njëzetat, janë shuar në tre ditë nga varianti i ri. Nga një ditë zie e kemi çdo ditë. Këtë gjendje shqetësuese s’mund ta normalizojmë. S’është normale. As ta politizojmë sepse në beteja si këto, as që dua të marr ndonjë votë. Por s’mund të sillemi sikurse nuk po ndodhë asgjë. S’mund t’i kapërcejmë gjithë këto vdekje tragjike vetëm si numra qa na shpërfaqen në ora tre e gjysmë”, u shpreh Abdixhiku.

Sipas tij, qeveria vazhdon të sillet sikur asgjë nuk po ndodhë; sikur asgjë s’kanë në dorë.

“17 të vdekur pardje, 13 dje, 14 sot. E meqë s’po merren me pandemi, çfarë po bëjnë të gjithë aty? Me çka e kalojnë kohën një ushtri pushtetarësh dje e sot - në ditët kur na vdesin plot 44 qytetarë?”, pyet kreu u LDK-së.

Ai ka shtuar se ekspozitat e pikturave të Hotelit Grand e simpoziumet gjuhësore - me të cilat duket se Kryeministri megjithatë gjen kohë - mund të presin pak.

“Në vend të tyre duhet të prijë. Bashkë me ministrin e Shëndetësisë mëngjes e mbrëmje me çdo kapacitet shtetëror vetëm me pandemi - në spitale, inspektorat, polici e Qeveri. Barabartë me mijëra mjekë që po ballafaqohen me pandemi e me 24 mijë të infektuar që i kemi aktualisht, Asgjë tjetër s’ka sot më shumë rëndësi. Asgjë!”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat