Klinika Infektive: Refuzojmë lëmoshën e Qeverisë së Kosovës

Lajme

Klinika Infektive: Refuzojmë lëmoshën e Qeverisë së Kosovës

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 17:14
Foto ilustrim

Klinika Infektive ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë Kurti për ndarjen e shtesave prej 60 eurove për tre muaj për personel shëndetësor.

Përmes një komunikate, stafi i Infektives konsideron se ky vendim është denigrues dhe fyes ndaj tyre.

Ndërsa kanë refuzuar këtë shumë parash duke thënë se nuk kanë nevojë për lëmoshë.

“Personeli shëndetësor dhe stafi mbështetës i Klinikës Infektive nuk ka nevojë për lëmoshë, por përkrahjen e duhur dhe të merituar nga Qeveria e Kosovës. Refuzojmë lëmoshën e Qeverisë së Kosovës, dhe nën betimin e Hipokratit do të vazhdojmë të luftojmë kundër COVID-19, me të gjitha forcat tona, sepse pacienti ka qenë dhe vazhdon të mbetet i shenjtë”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat