Zemaj i pikëlluar: Kjo është shumë për ne, 36 jetë u ndalën para kohe

Lajme

Zemaj i pikëlluar: Kjo është shumë për ne, 36 jetë u ndalën para kohe

Nga: M.L. Më: 29 gusht 2021 Në ora: 16:38
Armend Zemaj

Ish Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka shprehur keqardhjen e tij për humbjen e 36 qytetarëve të Kosovës, si pasojë në virusit CoVID-19.

Zemaj në një postim në Facebook tha se një ditë si kjo është shumë për ne.

Postimi i plotë:

Po të ishte veç një ëndërr do të ishte e frikshme, por është më shumë se aq, është e vërtetë; 36 shpirta të qytetarëve tanë ikën në përjetësi, 36 jetë u ndalën para kohe, 36 familje humbën më të dashurit e tyre, 36 kufoma do të barten për në banesen e fundit.

Mijëra ëndrra dhe plane të 36 njerëzve tanë sot u shuan, ato do të zëvendësohen me mijëra lutje ndaj Zotit për shpirtin e tyre. Një ditë si kjo është shumë për ne. Është tepër. Është dhimbje e madhe. Është goditje në zemër.

Zemra ime në këto çaste është me ata që ndërruan jetë, ndërsa shpirti im me familjet e tyre.

Zoti na ruajt nga ky virus i tmerrshëm!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat