Dalin detaje të reja/ Burri që rrahu dje tri vajzat është dorëzuar në Gjakovë

Lajme

Dalin detaje të reja/ Burri që rrahu dje tri vajzat është dorëzuar në Gjakovë

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 12:56
Rrahja

I dyshuari që rrahu me shqelma e shkop tri vajzat në Prishtinë është dorëzuar në stacionin e Policisë në Gjakovë.

I dyshuari është vetëdorëzuar në polici për disa lëndë që i ka pasur në Komunën e Rahovecit

Ky burim thotë se i njëjti do të kalohet nën kompetencat e Policisë së Prishtinës lidhur me rastin e sulmit fizik ndaj tri vajzave që ndodhi dje në kryeqytet.

“Mund ta konfirmojmë se është vetëdorëzuar, për disa raste që i ka në Rahovec. Policia e Rahovecit ka kontaktuar me atë në Prishtinë, pas procedimit të lëndëve që i ka në Rahovec, do të kalohet në kompetencë të policisë në Prishtinë për rastin “sulm fizik” që po dyshohet” tha ky burim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat