​Vrasja e dyfishtë në Pejë, reagon Bekë Berisha

Lajme

​Vrasja e dyfishtë në Pejë, reagon Bekë Berisha

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 19:56
Bekë Berisha

Kandidati për kryetar të Istogut nga radhët e AAK-së Bekë Berisha ka shprehur tronditjen nga rasti tragjik i vrasjes së dyfishtë në Pejë, si dhe me zjarrin që ndodhi mbrëmë në spitalin COVID-19 në Tetovë të Maqedoninë Veriore, si pasojë e të cilit humbën jetën 14 qytetarë.

I shokuar nga vdekja tragjike e Astritit dhe Blerandit, sot së bashku lutemi që familjet e tyre të gjejnë forcë për ta përballuar këtë dhimbje aq të madhe. Ngushëllimet e mia të sinqerta familjes dhe të gjithë qytetarëve!”, shkruan Berisha në Facebook.

Ai ka shprehur ndërkaq solidarizim edhe me familjarët e viktimave që humbën jetën nga zjarri mbrëmë në spitalin COVID-19 në Tetovë.

Fatkeqësia e tmerrshme e ndodhur mbrëmë në spitalin modular të Tetovës, ku trajtoheshin mijëra pacientë, na trishtoi të gjithëve! Shpreh keqardhje të thellë për të gjithë personelin mjekësor dhe viktimat që humbën jetën. Lutemi dhe solidarizohem me të gjithë familjarët e viktimave. Qoftë tragjedia e fundit!”, shkruan Berisha.

Mbrëmja e djeshme ka qenë tragjike për 14 qytetarë në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, ku pas kaplimit të zjarrit në spitalin për COVID-19 humbën jetën. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat