Drashkoviç: Mali i Zi nuk do të bëhet satelit rus, prapa organizimit në Cetinje qëndrojnë forca pro-ruse

Lajme

Drashkoviç: Mali i Zi nuk do të bëhet satelit rus, prapa organizimit në Cetinje qëndrojnë forca pro-ruse

Nga: F.B Më: 12 shtator 2021 Në ora: 14:33
Vuk Drashkoviç

Vërshim i madh i zëdhënësve kundër- serb në mediet malazez vjen edhe nga Vuk Drashkoviç që ditëve të fundit ka intensifikuar sulmet ndaj Kishës Ortodokse Serbe dhe popullit serb në Malin e zi, Drashkoviç ka thënë se “Mali i Zi nuk do të bëhet satelit rus, prapa organizimit në Cetinje qëndrojnë forca pro-ruse”, shkruan “Pravda” transmeton “Bota Sot”.

Lideri o Përtëritjes Serbe ka thënë se prapa organizimit të marrjes së fronit nga mitropoliti Joanakije qëndron Moska, ndërkohë që ka shtuar se kryeministri malazez Krivokapiç ka urdhëruar që marrja e fronit të bëhet me forcë, për të marrw mbështetjen e forcave pro-ruse nga shumica udhëheqëse, por Drashkoviç thotë se megjithatë Mali i zi nuk do të bëhet satelit rus.

“Rusët kanë vlerësuar se NATO është në krizë dhe mund të poshtërojnë me luftë hibride dhe me sulm, njërin nga anëtarët e vegjël të aleancës në Ballkan” ka thënë Drashkoviç.

Ai është përpjekur, shkruan “Pravda” që Serbinë ta trajtojë si shpërfaqje të së keqes dhe posaçërisht i ka penguar “bota serbe”.

Drashkoviç ka adresuar kritika edhe ndaj ministrit të brendshëm Vulin për “botën serbe”, duke thënë se “këto janë tregime të rrezikshme që nxitën luftërat në vitet 90-ta – mjerë për atë ‘botë serbe’ për të cilën angazhohet Vulin”, tha ai.

Moska sipas tij, qëndron prapa të gjitha ngjarjeve në Cetinje, “unë njoh rolin e Kishës Ortodokse sikurse edhe faktin se ajo nuk paguan tatim dhe është e përkëdhelura e arkës së shtetit”.

Drashkoviç përmend faktin se shumë pasues të “krishtit” nga Kisha Serbe i kanë thënë se asnjë kishë apo manastir nuk vlen as sa një jetë njeriu.

“Shumë njerëz të arsimuar tash ndryshe shikojnë në komb, Evropa po fle dhe ka fuqi që të na këndell, duke nga bërë evropian, por nuk reagon. Evropa mbetet shpresa e vetme se do të kuptojë se duhet të këndell Ballkanit, nëse nuk do që Ballkani ta bëjë si vetën të gjithë Evropën” tha Drashkoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat