Vuçiq deklarohet pas takimit me Merkel, befason me deklaratën për Kosovën

Lajme

Vuçiq deklarohet pas takimit me Merkel, befason me deklaratën për Kosovën

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 20:43
Aleksandar Vuçiq

Kancelarja gjermane, Angela Merkel sot ka vizituar Serbinë ku është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Gjatë takimit të tyre ata kanë diskutuar edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Vuçiq ka thënë se presidentja e Komisionit Evropian, Ursula der Leyen së shpejti do të arrijë për një vizitë zyrtare në Beograd duke shtuar se brenda 15 ditësh do të nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e autostradës Nish-Prishtinë.

Sa i përket dialogut, ai ka theksuar se Serbia është shumë e përkushtuar në këtë sferë.

Serbia është shumë e përkushtuar ndaj dialogut, një konflikt i ngrirë nuk është një zgjidhje e mirë dhe ne duhet të arrijmë një kompromis. Serbia do të jetë gjithmonë e hapur pasi ne shohim të ardhmen përmes paqes”, deklaroi Vuçiq.

Merkel ka falenderuar Vuçiqin për pritjen duke thënë se përgjatë viteve kanë pasur një bashkëpunim të shkëlqyer dhe shpreson që Serbia dhe gjitha shtetet e rajonit të bëhen sa më parë anëtare të BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat