Dëshmia tronditëse e ish pjesëtarit të UÇK-së/ I ndjekur nga UDB dhe ushtria serbe, u plagos rëndë me plumba “dum dum”

Lajme

Dëshmia tronditëse e ish pjesëtarit të UÇK-së/ I ndjekur nga UDB dhe ushtria serbe, u plagos rëndë me plumba “dum dum”

Nga: M.L. Më: 16 shtator 2021 Në ora: 15:35
Foto ilustrim

Ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Betim Kelmendi përmes një postimi në Facebook, publikoi dëshminë e tij për plagët e marra nga ushtria dhe policia e Serbisë gjatë luftës në Kosovë.

Në shkrimin e titulluar “dëshmi publike për padi kundër Serbisë”, Kelmendi tregoi se ishte plagosur me armë, përkatësisht me llojin e plumbave “dum dum”, që janë të ndaluara me konventa ndërkombëtare.

Po ashtu, ai dëshmoi se UDB ka tentuar ta vriste dhe madje ishte shpallur edhe terrorist.

Postimi i plotë i Kelmendit:

Dëshmi publike për padi kundër Serbisë

Qeverisë së Kosovës, Drejtësisë dhe juristëve të Kosovës!

Dëshmoj:

Plagët e mia të marra nga ushtria / policia e Serbisë, plumba “dum dum” armë të cilat janë të NDALUARA me konventen ndërkombëtare të Hagës në vitin 1899 dhe konventën e Gjenevës më 1929.

Plagët që shkaktojnë këto armë janë shumë të vështira për t'u trajtuar në fushëbetejë edhe kur ato nuk çojnë në vdekje të menjëhershme, mbijeton duke gjakosur një periudhe shumë të gjatë, prandaj edhe u ndaluan.

Pasojat te unë:

Dy vrimat e mëdha që i kisha, nuk m’u mbyllen për 6 muaj duke gjakosur.

Dhjetëra pjesë të eshtrave të copëtuara, dhe disa pjesë metali të plumbave të mbërthyera mes eshtrave që edhe sot e kësaj dite gjenden në trupin tim.

Tentim kidnapim / vrasje nga ana e UDB-së në spitalin pediatrik të Ljubjanes pasi që më kishin shpallur “terrorist” (histori e tmerrshme, dokumentacioni në spital)

1 vit trajtim mjekësor intensiv (me kosto 300 mijë € dokumentacion spitalor)

1 vit pamundësi për të ecur dhe tërë jetën pengesa shëndetësore.

Ps: për shkaqe… publikisht nuk jap detaje, emra personash të involvuar apo diçka tjetër!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat