Sa të burgosur janë me COVID? Flet drejtori Shëndetësor i Burgjeve

Lajme

Sa të burgosur janë me COVID? Flet drejtori Shëndetësor i Burgjeve

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 18:17
Ilustrim

Në burgjet e Kosovës aktualisht janë të infektuar katër persona me Covid-19.

Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Departamentit Shëndetësor të Burgjeve, Milazim Gjocaj.

Për momentin janë dy të paraburgosur të infektuar, të cilat kanë ardhur në burg të infektuar. Gjendja e tyre është asimptomatike dhe janë duke u monitoruar në burg sipas Protokollit antiCOVID-19, njëri nga ta, tashmë ka rezultuar negativ, ndërsa tjetri pritet të testohet të martën. Të dy janë të izoluar nga të tjerët” shtoi ai.

Gjocaj tha se në mesin e katër të infektuarve me COVID-19 janë edhe dy infermierë, me dy doza të vaksinës anti-COVID

Po ashtu janë te infektuar edhe dy (2) infermier, gjendja e të cilëve është stabile, ndërsa të gjitha kontaktet e tyre kanë rezultuar negative, të infektuarit janë edhe të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës” tha ai.

Drejtori Gjocaj, njoftoi se mbi 93% të të burgosurve janë të vaksinuar, prej tyre një mijë e 407 me dy dozat.

Deri me tani janë vaksinuar 1493 të burgosur (mbi 93%), prej tyre 1407 me të dyja dozat, procesi i vaksinimit është duke vazhduar me qenë se edhe kemi hyrje dalje të përditshme në burgje”, shtoi Gjocaj.

Ai ka treguar se vaksinimi i të burgosurve bëhet në çdo kohë dhe çdo rast.

Vaksinimi bëhet në ambulancën e burgut, në çdo kohë, kur të ketë raste, nga ekipi i secilit burg, i autorizuar nga Komiteti për imunizim”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat