Kërkohet ngritja e pagës minimale në 500 euro! Prof. Mentor Ferizi ‘godet’ biznesmenët: Po i shkelin punëtorët, dhe nuk i paguajnë...

Lajme

Kërkohet ngritja e pagës minimale në 500 euro! Prof. Mentor Ferizi ‘godet’ biznesmenët: Po i shkelin punëtorët, dhe nuk i paguajnë...

Nga: N.Sh Më: 16 shtator 2021 Në ora: 18:43
Prof. Mentor Ferizi ‘

Profesori i mjekësisë dhe kandidati për asamblist në komunën e Vushtrrisë, Mentor Ferizi ka kritikuar ashpër biznesmenët në Kosovë.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, thotë se, duhet të rritet paga minimale në Kosovë në 500 euro.

Ndryshe sipas tij Kosova do të zbrazet dhe do të mbesin vetëm pleqtë.

E krejt kjo sipas tij, do të ndodhë nëse paga nuk rritet dhe biznesmenët që i fitojnë milionat nuk i paguajnë punëtorët në mënyrë të dinjitetshme.

Ai thotë se nëse duam të shkojmë në BE, si është e mundur që punëtorët mos të paguhen për vikende dhe orarit e stërzgjatur që punojnë.

Ferizi është kandidat për asamble komunale nga PDK-ja.

Shkrimi i plotë:

Urgjentisht duhet të rritet paga minimale në 500 euro!

Të dashur qytetarë,

Nëse vazhdon ky ritëm i largimit të të rinjve nga Kosova, atëherë vendi ynë, për të cilin është derdhur gjak, do të mbetet vetëm me pleq.

Ikja e të rinjve nga Kosova, po bëhet nga mos shpërblimi i tyre, për punën që bëjnë.

Mundi dhe djersa e tyre, po keqpërdorët nga biznesmenët e fuqishëm në Kosovë.

Andaj, kërkoj dhe nuk do të ndalem derisa rroga minimale të bëhet 500 euro në Kosovë.

Vetëm ngritja e rrogës minimale në 500 euro, është shpëtim i Kosovës. Ndryshe rinia do të largohet për në vendet evropiane për të mos u kthyer më!

Qytetarët e Kosovës janë punëtorët më të mëdhenj në botë. Mirëpo, biznesmenët në Kosovë, të cilët i fitojnë milionat, nuk po marrin mundin dhe nuk po duan që punëtorët e tyre t’i paguajnë për djersën që e bëjnë.

Ata punojnë me përkushtim, dhe paga të cilën e marrin nuk korrespondon me punë që bëjnë.

Shpresa e vetme e Kosovës, që rinia të mbetët dhe të punoj këtu është pagesa dinjitoze, njëjtë si paguhen punëtorët në gjithë botën.

Është e pakuptimtë që bizneset të fitojnë milionat në Kosovë, ku punëtorët shkelën si me orarin e stërzgjatur të punës, ashtu edhe me pagesën që marrin në fund të muajit.

Të paktë janë punëtorët që shpërblehen për punën e tyre.

Pothuajse askush nuk i paguan punëtorët që punojnë jashtë orarit të punës.

Punëtorët nuk paguhen as për ditët e vikendeve që punojnë.

Nëse mendojmë të shkojmë drejt BE-së, atëherë pagesa dinjitoze është puna e parë që duhet bërë për punëtorët.

Si po synojmë të bashkohemi në BE, përderisa në Kosovë punojnë për 150 euro punëtorë.

Qëllimi dhe përkushtimi im si asamblist në komunën e Vushtrrisë padyshim që do të jetë në rritjen e pagës minimale në Kosovë.

Unë zotohem në parimet e mia! Për një Kosovë më të mirë, për një pagë dinjitoze për punëtorët!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat