Grenell: Qytetarët e Ballkanit meritojnë president të ShBA-ve që kthen vëmendjen kah ata

Lajme

Grenell: Qytetarët e Ballkanit meritojnë president të ShBA-ve që kthen vëmendjen kah ata

Nga: F. B Më: 17 shtator 2021 Në ora: 08:14
Grenell

Ish i dërguari special i presidentit Tramp për dialogun mes Prishtinës edhe Beogradit Grenel, ka porositur përmes një publikimi në “Tviter” se “qytetarët e Ballkanit meritojnë një president të ShBA-ve që kthen vëmendjen nga ta”, ndërsa lidhur me dialogun “Biden lëshoi mundësinë e dhënë nga Tramp”, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”.

Në një video-porosi që në prapavijë ka foton e takimit që ai kishte me përfaqësuesit e Beogradit edhe Prishtinës dhe nënshkrimin e marrëveshjes së Uashingtonit, Grenel përkujton se presidenti Tramp në shtator solli në sallën ovale përfaqësuesit e palëve që nënshkruan marrëveshjen historike ekonomike të bashkëpunimit, por “Biden lëshoi mundësinë e dhënë nga Tramp”.

Grenel përkujtoi se në marrëveshje ishte përfshirë moratoriumi që Kosova të mos kërkojë njohje nga organizatat ndërkombëtare, ndërsa Serbia të ndalojë fushatën për tërheqje të njohjeve si dhe ishin pajtuar për vazhdimin e bisedimeve. Për fat të keq, si konstaton Grenell, ky obligim përfundoi në shtator, për çka fajtor është administrata Biden.

Marrëveshja sipas tij, as që u tentua të vazhdohet “ai moment i marrëveshjes, kur të dy palët u pajtuan se do përpiqen të gjejnë zgjidhje të përbashkët dhe të ecin përpara".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat