Arrest shtëpiak dy të dyshuarëve për fajde në Pejë, Gjykata jep detaje rreth hetimeve

Lajme

Arrest shtëpiak dy të dyshuarëve për fajde në Pejë, Gjykata jep detaje rreth hetimeve

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 19:57
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit dhe ka caktuar masën një muaj arrest shtëpiak ndaj të pandehurve D.M dhe A.M, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale fajde.

E pandehura D.M, më 12.09.2021, për vete kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare dhe papërvojën e të dëmtuarit, i cili paraprakisht nga bashkëshorti i saj kishte marrë para borxh për të cilat më pas i kishte paguar të holla në emër të fajdesë ndërsa, më pas e kontakton e pandehura, e cila në emër të fajdesë së bashkëshortit të saj, tani të ndjerë, i kërkon që të vazhdojë me pagimin e fajdesë.

Ndërsa A.M. më 14.09.2021, kontrakton shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare dhe papërvojën e të dëmtuarit, ashtu që në emër të mikut të tij, tani të ndjerë, kërkon nga i dëmtuari që të vazhdojë me pagimin e fajdesë për çka i dëmtuari e lajmëron menjëherë policinë.

Gjykata ka vlerësuar se masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji është e mjaftueshme për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë meqë, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit i kanë kryer veprat penale që iu vihen në barrë dhe se masa e arrestit shtëpiak do të jetë efikase që të pandehurit të mos kenë mundësi të ndikojnë në të dëmtuarit.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat