Pamje se si duket rruga nga Liqeni i Ujmanit e deri në Bërnjak

Lajme

Pamje se si duket rruga nga Liqeni i Ujmanit e deri në Bërnjak

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 14:38
Ujmani

Janë bërë tre ditë që kur ka hyrë në fuqi masa e reciprocitetit për targat e automjeteve që hyjnë nga Serbia në Kosovë.

Forcat Speciale të Policisë së Kosovës janë vendosur në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, për të siguruar zbatimin e kësaje mase.

Por, banorët serb të veriut të Kosovës si rezultat i pakënaqësisë e kanë bllokuar rrugën që shpie në pikat kufitare.

Ekipet televizive po qëndrojnë dhe po i përcjellin nga afër zhvillimet.

Kameramani Erand Hyseni, ka realizuar pamje nga Liqeni i Ujmani e deri tek protesta afër Bërnjakut.

Rruga në këtë pjesë është e zbrazët.

Situata është e qetë dhe pa ndonjë zhvillim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat