Ferizi ngre alarmin: A po krijohet monopol me rendimentet bujqësore dhe kushtet e Ministrisë?

Lajme

Ferizi ngre alarmin: A po krijohet monopol me rendimentet bujqësore dhe kushtet e Ministrisë?

Nga: N.Sh Më: 24 shtator 2021 Në ora: 15:50
Mentor Ferizi

Ministria e Bujqësisë ka bërë disa kritere apo kushte të reja për bujqit që të subvencionohet nga shteti.

Këto kushte janë të papranueshme për bujqit e Kosovës, të cilët gjatë ditës së djeshme kanë protestuar para Ministrisë.

E pas këtyre kritereve, ka reaguar edhe profesori Mentor Ferizi, i cili ka kritikuar Ministrinë e Bujqësisë.

Ai thotë se, këto kushte krijojnë monopol në pikat grumbulluese të rendimenteve në Kosovë.

Ai kërkon që të vlerësohet puna e secilit bujk të Kosovës, dhe të paguhet apo të subvencionohet për punën e tij.

Ferizi i cili kësaj radhe është kandidat për asamble komunale në Vushtrri, në vazhdimësi ka qenë mbrojtës i interesave të qytetarëve, sikurse kësaj radhe të bujqve.

Reagimi i Mentor Ferizit:

Subvencionimi 100%!

Me i ndalu produktet e Serbisë!

 Ku mbeten folklorizmat qeveritare?

"Në emër të hajnisë varfëro bujqësinë, ndihmo Serbinë"!

E pa pranueshme dhe fyese për bujqit e Kosovës, të mos arrijnë të marrin subvencionet për shkak të disa kritereve shtesë që askujt nuk i konvenon.

Këto kritere janë bërë për shkak se shteti s’ka buxhet të mjaftueshëm, dhe kjo është arsyeja kryesore që janë rritur kriteret dhe janë bërë të parealizueshme për bujqit.

Gati askush prej tyre, nuk arrin të përfitoj subvencionim për tokën e punuar nga ta.

Kushti që të kesh mbi 6 mijë kg grurë në pikat grumbulluese është fyes për bujqit.

Për të arritur kjo shifër aq e lartë prej 6 mijë kg, duhet së paku të mbjell një bujk 3 hektarë tokë, pasi që, toka e Kosova në shumë vende nuk ka kapacitet për rendimente të larta.

Ka vende të tokës në Vushtrri që e arrijnë gati këtë shumë të grurit, por pjesa më e madhe nuk e arrin. Përveç Dobërllugës dhe Pestovës, asnjë pjesë tjetër e Vushtrrisë nuk e arrin këtë.

E ky shqetësim nuk është vetëm për bujqit e Vushtrrisë, por për gjithë Kosovën.

Andaj, secili bujk duhet trajtuar me dinjitet dhe duhet paguar e subvencionuar për punën e tij.

Pra, Qeveria e Kosovës, konkretisht Ministria e Bujqësisë, duhet të vendos kushte dhe rregulla të reja, që me një tokë mos të përfitojnë dy bujq, mirëpo, rendimentet në Kosovë, nuk janë të mëdha që një hektarë tokë të jap 6 mijë kg grurë.

Ata nuk duhet të kushtëzohen me dërgimin nëpër pikat grumbulluese të rendimentit, pasi që kjo përbën monopol!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat