Flet agjenti rus që u pa dje në Jarinje

Lajme

Flet agjenti rus që u pa dje në Jarinje

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 16:27
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Gjatë ditës së djeshme u raportua se dy rusë dhe një bellorus kanë provuar të futen në Kosovë e me vete kanë pasur emra të dyshimta.

Po ashtu u raportua se dy nga ta janë ndaluar nga Policia e Kosovës derisa i treti ka mundur të infiltrohet në Kosovë bashkë me serbët tjerë.

Njëri nga ta ishte shtetasi rus Sergei Belous, i cili ishte dëbuar edhe nga Shqipëria pasi që i dyshohej për vepra të jashtëligjshme.

Për këtë rus raportohet se ka qenë pjesëmarrës edhe në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.

I njëjti ka folur për Sputnikun rus duke pranuar se dje ishte në vendkalimin kufitar në Jarinje, shkruan mediumi serb B92.

Ai ka quajtur raportimet për të në Kosovë gënjeshtra dhe trillime, derisa ka thënë se si përkthyes po e shoqëronte gazetarin e Olega Derkaq në vendkalimin Jarinje

Ai tutje, mohon se dikush nga ta u arrestua ose u mor në pyetje nga Policia.

Dy pikat kufitare Kosovë-Serbi në veri të Kosovës, po vazhdojnë të qëndrojnë të bllokuara tash e pesë ditë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat