Ish-ambasadori grek Malijas: Në fund, do të njohim pavarësinë e Kosovës

Lajme

Ish-ambasadori grek Malijas: Në fund, do të njohim pavarësinë e Kosovës

Nga: F.B Më: 24 shtator 2021 Në ora: 18:45
Malijas dhe Gërvalla

Ish-ambasadori grek Aleksandros Malijas, ka deklaruar se “Greqia në fund do të pranoj pavarësinë e Kosovës”. Këtë Malijas e tha në tekstin autorial për gazetën "Katimerini" ku foli edhe për raportet mes Greqisë, Shqipërisë e Kosovës, përkatësisht politikës që udhëheq ministri i jashtëm Nikos Dendijas, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

"Kontaktet në nivelin e lartë me Kosovën janë intensifikuar. Kanë kaluar më shumë se 16 vjet, prej kur kryeministri i atëhershëm Kostas Karamanlis vizitoi Kosovën. Kjo ishte vizita e parë dhe e fundit për fat të keq në atë vend të pavarur, që Greqia nuk eka njohur dhe e cila ndodhet vetëm dy orë nga kalimi kufitar në eurozonë” shkroi Malijas.

Malijas, që ishte ambasador grek në Uashington, thotë se marrëveshja mes Greqisë edhe Kosovës do të përmirësonte pozitën e vendit të tij, që mund të “përqafoj” Prishtinën dhe ta nxjerr Turqinë nga Ballkani.

"Ministri Dendijas ka nisur dialogun në nivelin e lartë mes Greqisë dhe Republikës së Kosovës. Në fund të rrugës me gjasë do të vijë njohja, sipas kësaj rrjedhe të gjërave ku Greqia do të i afrohej faktorit shqiptar, do ndryshonte dominimin turk” tha ai.

Një dokument të këtillë, Malijas e quan "pakt", ku do të duhej futur rregulloren se do ndalohej çfarë do bashkimi i Kosovës me shtetin tjetër ose ndonjë territor.

"Pranimi nisur nga kjo do kombinohej me kushtin bazë për regjionin e gjerë se përjashtohet ndryshimi i kufijve , ndarja apo shkëmbimi i territorit (me Serbinë) apo bashkimin e mundshëm me (Shqipërinë)”, tha ai.

Lidhur me atë si do ndikonte vendimi i tillë i Athinës në Serbi, Malijas shkruan se raporti greko-shqiptar nuk do të ndikonte në Serbi.

"Përkundër vërejtjeve të zyrtarëve serb që kanë harruar se Greqia në të kaluarën ka harxhuar sasi të mëdha kapitali diplomatik në mbështetje në mbështetje të politikës jugosllave edhe serbe”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat