Dalin pamjet nga djegia e Qendrës së Regjistrimit në Zubin Potok

Lajme

Dalin pamjet nga djegia e Qendrës së Regjistrimit në Zubin Potok

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 10:57
Pamje nga video

Gjatë natës së kësaj të mërkure një zjarr ka shpërthyer në Qendrën e Regjistrimit në Zubin Potok, e që i njëjti dyshohet të jetë shkaktuar nga serbët që tash e gjashtë ditë janë duke protestuar kundër reciprocitetit ndaj targave.

Në pamjet e siguruara nga disa media lokale në veri shihet tym në derën e përparme të ndërtesës.

Siç u konfirmua këtë mëngjes për KoSS nga komandanti i stacionit të zjarrfikësve në Zubin Potok, Sasha Bozoviq, zjarri përfshiu dy zyra në ndërtesën e komunës në të cilat, në kohën e zjarrit nuk kishte persona brenda.

Zjarri është shuar rreth orës dy e gjysmë.

Bozoviq mes tjerash ka thënë se nuk mund të konfirmojë se cili mund të jetë shkaku i zjarrit, duke deklaruar se do të përcaktohet nga inspektorët kompetent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat