Weber: Tensionet në veri të Kosovës, po vinë si pasojë e krizës së vazhdueshme të dialogut mes Kosovës edhe Serbisë

Lajme

Weber: Tensionet në veri të Kosovës, po vinë si pasojë e krizës së vazhdueshme të dialogut mes Kosovës edhe Serbisë

Nga: F.B. Më: 26 shtator 2021 Në ora: 13:12
Berlini Bodo Weber

Anëtari i Këshillit për demokratizimin e politikës nga Berlini Bodo Weber në intervistën për “Kosovo-online” tha se kriza në veri është “pasojë e zgjatjes së krizës në perëndim në lidhje me dialogun mes Kosovës edhe Serbisë”, transmeton “Bota Sot”.

Weber shprehet se e gjithë kjo është edhe pasojë e mungesës së përtëritjes thelbësore të dialogut lidhur me marrëveshjen gjithëpërfshirëse.

"Diçka e këtillë ishte dashur të vinte në fillim të vitit nga presidenti Biden dhe kancelaria Merkel, përkatësisht mund të vij veç nga kreu. Pasi mungoi 2021 dhe është vit kalimtar, dialogu mbetet i bllokuar dhe nuk mund të zgjidhet në mënyrë thelbësore asgjë, dhe marrëveshja për tabela vlejti dhjetë vite dhe skadoi pa marrëveshje përfundimtare ".

Weber dyshon se zgjedhjet e 17 tetorit, të mund të kenë ndikim në situatën politike në Kosovë. Ndërsa lidhur me kërkesën e Vuçiq që të deklarohet nëse vazhdon të vlejë marrëveshja e Brukselit, Weber tha se Vuçiqit i konvenon kriza e dialogut edhe ajo e zgjerimit.

Lidhur me qëndrimin e Prishtinës për mos formimin e asociacionit, ai u shpreh se pa përtëritje të bisedimeve për marrëveshjen përfundimtare, nuk do flitet seriozisht për asociacionin. “Pasi bëhet fjalë për temë kontradiktore, ajo në njërën anë përbën mjet për integrimin e serbëve të Kosovës në shtetin e Kosovës dhe shoqërinë e Kosovës, në anën tjetër marrëveshjet e 2013 edhe 2015 që ka miratuar BE janë problematike dhe nuk do kalonin nëse hetohen nga Gjykata Evropiane për konventën e drejtave të njeriut përkatësisht mos diskriminimin” tha ai.

Rreth vizitës së Merkel në Beograd edhe Toranë por jo në Prishtinë, Veber tha, kjo ka hutuar shumë njerëz, mund të përfundohet se vizitoi vendet që asaj i kanë bërë më së shumti telashe, Vuçiqin e Ramen me ‘Ballkanin e hapur’ që është konkurrencë e procesit të Berlinit. Është simbolike pse nuk ishte në Prishtinë, Shkup apo Podgoricë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat