“KFOR-i na tha se s’do t’i hiqte barrikadat në veri”

Lajme

“KFOR-i na tha se s’do t’i hiqte barrikadat në veri”

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 13:42
KFOR

Kryetarët e komunave veriore me shumicë serbe në Kosovë i kërkuan komandantit të KFOR-it, gjeneral-majorit Federicit, që KFOR-i të veprojë në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Në një deklaratë për media u tha se ka nevojë për prani të shtuar të trupave të KFOR-it për të ruajtur paqen dhe për të parandaluar incidentet, që siç tha ai janë shkaktuar nga pjesëtarët e Njësive Speciale ROSU.

Edhe një herë, ne iu bëjmë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të përmbajtur dhe të mos bien pre e provokimeve – ne jemi të vetëm dhe po mbrojmë të drejtat themelore të njeriut.” – u shprehën kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.

Ata deklaruan se komandanti i KFOR-it iu kishte thënë që “nuk do të ndërhynte në çështjet politike dhe nuk do të hiqte me forcë barrikadat në rrugë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat