​Rama dekoron akademikun Qosja me “Yllin e Mirënjohjes Publike”

Lajme

​Rama dekoron akademikun Qosja me “Yllin e Mirënjohjes Publike”

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 14:56
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dekoruar me "Yllin e Mirënjohjes Publike", akademikun Rexhep Qosja.

Kreu i qeverisë në Shqipëri shprehu fjalët më të mira për të nderuar punën dhe veprën e akademikut Qosja gjatë një aktiviteti ceremonial në Prishtinë, me rastin e vizitës një ditore të tij.

"Që t'iu kujtojmë në këtë ditë të shënuar mjeshtër është fatbardhësi që veprën tuaj ta kuptojmë është një dhuratë për shpirtin dhe një nder për intelektin", tha ai.

Mirënjohje ndaj kësaj dekoratë shprehu vet akademik, Rexhep Qosja cili tha se e njëjta ka një simbolik të rëndësishme kombëtare për të, derisa pati edhe një porosi.

"Kryeministrat Rama Kurti të takohen më shpesh, te takohen qeveritë e tyre të mbajnë mbledhje përbashkëta për të jetësuar idealin e epokës së rilindasëve", tha ai.

Veprën dhe punën akademik Rexhep Qoses i quajti të rëndësishme për kombin shqiptar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat