Andin Hoti përgënjeshtron median e Baton Haxhiut për kthimin e eshtrave të Ukshin Hotit nga Serbia

Lajme

Andin Hoti përgënjeshtron median e Baton Haxhiut për kthimin e eshtrave të Ukshin Hotit nga Serbia

Nga: M.L. Më: 27 shtator 2021 Në ora: 15:58
Andin Hoti

Kryetari i Delegacionit të Kosovës për Bisedime për të Pagjeturit, Andin Hoti, përgënjeshtroi lajmin e publikuar sot në një medium, i cili thoshte se do të kthehen eshtrat e intelektualit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti.

Media në fjalë raportoi sot se eshtrat e Ukshin Hotit do të kthehen edhe eshtrat e gjashtë të zhdukurve të tjerë.

Ky medium duke u thirrur në burime të tij, shkroi se organet në Serbi prej kohësh kanë provuar që të vihen në kontakt me njerëz në Kosovë për të gjetur një modalitet që mbetjet e kufomave, përfshirë ato të Ukshin Hotit, të kthehen, por të mos u dorëzohen institucioneve në Prishtinë.

Por, krejt kjo është përgënjeshtruar nga Andin Hoti, që është edhe djali i veprimtarit Ukshin Hoti.

“LAJM I RREJSHËM / FAKE NEWS”, shkruan ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat