Krasniqi: Uroj që serbët mos ta vrasin Ramën/Kjo është fjalia që i “goditi” ata

Lajme

Krasniqi: Uroj që serbët mos ta vrasin Ramën/Kjo është fjalia që i “goditi” ata

Nga: M.L. Më: 27 shtator 2021 Në ora: 16:12
Sefedin krasniqi

Vizita e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama sot në Kosovë bëri jehonë të madhe për shkak të deklaratave të tij lidhur me situatën aktuale në pjesën veriore të Kosovës.

Kështu, Rama i quajti shfaqje teatrale të Serbisë manovrat ushtarake në kufi me Kosovën.

E lidhur me këtë deklaratë, në një postim në Facebook veprimtari dhe publicisti Sefedin Krasniqi.

Ai ka uruar që pas kësaj deklarate serbët të mos e “vrasin” Ramën.

Për këtë fjali, uroj që serbët mos ta vrasin Ramën, e të mbeten pa Open Ballkan!

Rama:

« Është për të ardhur keq për këtë shfaqje teatrale të Serbisë në kufi me Kosovën. Ato manovra nuk mbrojnë serbët në kufi me Kosovën siç pretendohet nga Serbia dhe nga disa gjeneralë fantazma që sikur kanë dalë nga varri pretendojnë sikur po mbrohen serbët në Kosovë. Qytetarët serbë në Kosovë jetojnë të pacenuar nga askush »”, shkroi Krasniqi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat