AP raporton për rikthimin e nxënësve nëpër shkollat e Kosovës

Lajme

AP raporton për rikthimin e nxënësve nëpër shkollat e Kosovës

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 16:21
AP raporton për rikthimin e nxënësve nëpër shkollat e Kosovës

Agjencia e njohur e lajmeve Associated Press ka raportuar për rihapjen e shkollave në Kosovë pas rreth një muaji si pjesë e masave që synojnë luftimin e rritjes së rasteve të koronavirusit.

Masat mbrojtëse të tilla si mbajtja e maskës, distancimi shoqëror dhe higjiena e duarve janë vendosur në klasa.

Jehona Oruqi, drejtoreshë e shkollës Faik Konica, tha për AP se shkolla që e drejton ajo po funksionon me ndërrime për të lejuar jo më shumë se 20 nxënës në një klasë.

Qeveria e Kosovës tha se kufizimet ishin të nevojshme pas mbërritjes së variantit Delta të infeksionit të virusit.

Kosova raportoi një rritje të konsiderueshme deri në më shumë se 2,000 raste të rasteve ditore në gusht krahasuar me 100 raste në javë që u regjistruan në fillim të korrikut.

Rreth 45 për qind e 1.8 milion popullatës së saj kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës COVID-19 dhe qeveria synon të arrijë 60 për qind deri në fund të vitit, raporton AP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat