Konfirmohet nga BE/Takimi i delegacioneve Beograd dhe Prishtinë mbahet të mërkurën

Lajme

Konfirmohet nga BE/Takimi i delegacioneve Beograd dhe Prishtinë mbahet të mërkurën

Nga: F.B. Më: 28 shtator 2021 Në ora: 07:40
Arkiv

BE konfirmoi se takimi i shefave të grupeve të delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit, Bislimit e Petkovç, mbahet të mërkurën në Bruksel, por paraprakisht sipas “B92” Serbia ka paralajmëruar se nuk do të pranojë poshtërimin, këtë e ka thënë presidenti Vuçiq në takim me ambasadorët e QUINT-it, transmeton “Bota Sot”.

Deri në fund të kësaj jave Vuçiqin e presin shumë takime me temë të njëjtë, ulja e tensioneve dhe qetësimi i situatës në veri të Kosovës, diplomacia është shumë aktive dhe ambasadorët e vendeve më me ndikim kërkojnë uljen urgjente të tensioneve në veri.

Vuçiq ka shpjeguar pozicionin e Serbisë: “Jemi të përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe respektimin e marrëveshjes së Brukselit, por assesi nuk do të lejojmë poshtërimin e Serbisë dhe qytetarëve të saj”

Pas thirrjeve të pasuksesshme për qetësimin e situatës nga BE dhe ditës së 9 që nga fillimi i vendimit për tabelat, tash është bërë hapi konkret, caktimi i datës së takimit nga të dyja palët, ku do jenë edhe përfaqësuesit e BE-së dhe ShBA-ve.

Në Bruksel do të arrijë edhe ndihmës sekretari amerikan dhe i dërguari special i Uashingtonit, Eskobar, me temën e vetme, situata në Kosovë.

Vuçiq do të ketë një takim me rëndësi këtë javë, pasi në Beograd do të shkojë për vizitë kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen dhe të enjten do ketë takim me të.

Ajo arrin në vendet e Ballkanit në përgatitje të Samitit që do mbahet me 6 tetor në Slloveni mes vendeve të Ballkanit dhe BE-së, por padyshim se gjatë vizitës, tema e situatës aktuale në Kosovë dhe dalja nga situata pa rrugëdalje do të trajtohet edhe në këtë takim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat