Dita e nëntë e situatës në veri të Kosovës – nuk ka lëshim nga asnjëra palë

Lajme

Dita e nëntë e situatës në veri të Kosovës – nuk ka lëshim nga asnjëra palë

Nga: F.B Më: 28 shtator 2021 Në ora: 08:15
Policia

Gjendja në veriun e Kosovës që nga fillimi i aplikimit të vendimit të Kosovës për ndërrimin e tabelave serbe në rastin e hyrjes në Kosovë, vazhdon të jetë e tensionuar por pa incidente e konfrontime.

Njësia ROSU kontrollon atë pjesë tek hyrjet kufitare, ndërsa serbët kanë vendosur kamoion për bllokimin e rrugës.

Situata vazhdon të jetë e tensionuar por, pa incidente, njofton “B92”, pasi nuk ka tërheqje as nga njësitet special ROSU, as nga serbët, transmeton “Bota sot”.

Nga KFOR-i kanë njoftuar se po përcjellin me vëmendje zhvillimet në të gjithë Kosovën dhe kanë shtuar numrin e patrullimeve gjithandej, përfshirë edhe veriun.

Ndërsa nga BE tahsmë është caktuar e mërkura si dita e takimit të delegacioneve dhe shqyrtimi i situatës në veri pas vendimit të Prishtinës për tabela.

Në dy vendkalimet Jarinje edhe Bernjak situata mbetet pa ndryshime, pas vendimit të Prishtinës për aplikimin e vendimit, serbët po zhvillojnë protestë dhe bllokim dhe asnjëra palë nuk lëshon pe apo tërhiqet.

Shefi i misionit EULEX në Kosovë Lars Gunar Vigemark kumtoi se lidhur me situatën në veri ka zhvilluar takim me presidenten Osmani " Takimi ishte i dobishëm në lidhje me bllokimin në kalimet e përbashkëta në Jarinje edhe Bernjak.

EULEX dhe KFOR janë të gatshëm të ndihmojnë në uljen e tensioneve, ka shtuar ai, ndërkohë edhe Kroacia la bërë thirrje për uljen e tensioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat