Koncept-dokumenti për Vettingun dërgohet në Qeveri

Lajme

Koncept-dokumenti për Vettingun dërgohet në Qeveri

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 12:44
Albulena Haxhiu

(E plotësuar 14:28) - Koncept dokumenti për procesin e Vettingut në sistemin e drejtësisë tashmë është dërguar në Qeveri dhe në mbledhjen e radhës pritet të votohet. Kështu ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila tha se koncept-dokumenti përmban pesë opsione të Vettingu, por që grupi punues ka rekomanduar opsionin e kombinuar në mes të ndryshimeve ligjore dhe kushtetuese.

Haxhiu tha se për këtë koncept-dokument të Vettingut është bënë një punë e jashtëzakonshme dhe intensvie nga grupi punues ku janë shqyrtuar opsionet më të mira ndërkombëtare.

Haxhiu u shpreh se përmes verifikimit të integritetit, vlerësimit profesional dhe kontrollit të pasurisë procesi i Vettingut do i drejtë dhe i pavarur dhe efektiv.

Haxhiu: Kemi dërguar për në qeveri koncept-dokumentin e Vettingut

“Pas një pune të jashtëzakonshme intensive dhe shumë profesionale të grupit punues ne e kemi proceduar për në Qeveri koncept-dokumentin e Vettingut për sistemin e drejtësisë dhe i cili do votohet në mbledhjen e radhës së Qeverisë[…]Qeveria jonë është zotuar për fuqizim të institucioneve të drejtësisë koncept-dokumenti parasheh se Vettingu do të fillohet me strukturën më të lartë hierarkike në gjyqësor dhe prokurori për ta përfunduar ndaj të gjithëve një afat optimal prej 5 viteve[...]Verifikimi i integritetit personal të subjekteve të Vettingut, vlerësimi profesional dhe performancës dhe kontrollit të pasurisë së tyre janë shtyllat kryesore mbi të cilat është zhvilluar dhe kompletuar ky dokument dhe mbi të cilat do zhvillohet Vettingu”, theksoi ajo.

Ministrja Haxhiu tha se Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) është kompetente për procesin e Vettingut në Polici, ndërsa me organet e drejtësisë do merret ministrja e Drejtësisë.

Haxhiu: Me Vettingun në Polici merret MPB

“Sa i përket policisë ne jemi në vazhdimësi në komunikimi me Ministrinë e Punëve të Brendshme sipas planeve të tyre që janë edhe të publikuara. Ata konsiderojnë se deri në fund të vitit do të procedohet koncept-dokumenti në Polici, mendohet që të shkohet në mënyrë të barasvlefshme edhe për Policinë por edhe institucionet tjera të drejtësisë për prokurorët dhe gjyqtarët. Padyshim që ne si MD kur kemi nisur punën për Vettingun në sistemin e drejtësisë jemi konsultuar se a kemi të drejtë ta bëjmë ne koncept-dokumentin edhe për Polici por duke pas parasysh që Policia bie në mandat të MPB-së na është sugjeruar që ata të punojnë në koncept-dokument për Policinë dhe ne në sistemin e drejtësisë“, tha Haxhiu.

Ndërsa, zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala derisa ka renditur pesë opsionet që përfshinë ky koncept-dokument, u shpreh se grupi punues ka rekomanduar se opsioni i kombinuar në mes të ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore është rruga më e mirë për Vettingun në Kosovës.

Në kuadër të këtij opsioni Shala tha se do të themelohet një mekanizëm i Vettingut si trup e jashtme dhe e pavarur e cila vlerëson dhe vendos nëse subjektet e vlerësuara kalojnë apo jo Vettingun.

Shala: Koncept-dokumenti për Vettingut përfshinë pesë opsione, rekomandohet opsioni i pestë i kombinuar në mes ndryshimeve ligjore dhe kushtetuese

“Opsioni i parë ka të bëjë me ruajtjen e status-coes, opsioni i dytë adreson përmirësimin e zbatimit të kornizës ekzistuese ligjore, opsioni i tretë parasheh zhvillimin e Vettingut përmes ndryshimeve ligjore, opsioni i katër parasheh zhvillimin e Vettingut përmes ndryshimeve kushtetuese duke krijuar mekanizma të jashtëm Vettingu dhe opsioni i pestë është një opsion i kombinuar në mes të ndryshimeve ligjore dhe kushtetuese dhe parasheh zhvillimin e procesit të Vettingut duke krijuar mekanizma të jashtëm Vettingu dhe ndërtuar mekanizma të rinj në kuadër të KGJK dhe KPK për të vijuar vlerësimin e përhershëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Me synim të realizimit të një Vettingu të drejtë dhe efikas grupi punues rekomandon ndjekjen e opsionit të pestë. Grupi punues identifikon dispozitat përkatëse kushtetuese që duhet ndryshuar dhe çështjet që kanë nevojë të ndryshohet përmes ligjit të Vettingut. Opsioni i rekomanduar propozon themelimin e mekanizmit të Vettingut si trup e jashtme dhe e pavarur e cila vlerëson dhe vendos nëse subjektet e vlerësuara kalojnë apo jo Vettingut”, theksoi Shala.

Zëvendësministrja e Drejtësisë tha se mekanizmi i Vettingut do ketë mandat të përkohshëm dhe do votohet nga Kuvendi i Kosovës dhe do shpallen nga presidentja, ndërsa betimin do e jap para një trupe ndërkombëtare.

Shala: Procesi i Vettingut do të ketë mekanizëm me mandat të përkohshëm

“Ky mekanizëm parashihet të ketë mandat të përkohshëm ashtu që të zhvilloj procesin e Vettingut për të gjithë subjektet dhe të transformohet përshtatshmërish pas përfundimit. Më pas vazhdimi i vlerësimit të vazhdueshëm të performancës, integritetit dhe pasurisë parashihet të bëhet me mekanizma të ndërtuara në kuadër të KGJK-së dhe KPK-së. Mekanizmi i Vettingut parashihet të ketë dy shkallshmëri në vendimmarrje dhe mbështetje administrative dhe logjistike nga sekretariati. Anëtarët e mekanizimit do të vlerësojnë në shkallë të parë dhe në shkallë apeli dhe këta do jenë profesionistë të drejtësisë me integritet të lartë, me mandat që do zgjas deri në fund të procesit të Vettingut. Anëtarët do të zgjidhen në Kuvendin e Kosovës, dhe do të shpallen nga presidentja e vendit, të njëjtit do të betohen paraprakisht nga një organ me asistencë ndërkombëtare. Vettingu do të zhvillohet me tre trupa vendimmarrëse për gjyqtarët dhe 2 për prokurorët. Vendimet e trupave do jenë të arsyetuara dhe publike”, theksoi ajo.

Në këtë konferencë për medie të martën, zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala ka treguar se kush do jenë ata të parët që do i nënshtrohen procesit të Vettingut.

Shala:Në proces të Vettingut do kalojnë anëtarët e KPK-së, KGJK-së

“Fillimisht do të kalojnë në sitën e Vettingut anëtarët e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial, kryetari i Gjykatës Supreme dhe gjyqtarët e Gjykatës Supreme, kryeprokurori i shtetit dhe prokurorët në zyrën e kryeprokurorit. Më pas do vijojnë t’i nënshtrohen të gjithë anëtarët dhe gjyqtarët dhe prokurorët sipas radhës”, u shpreh zëvendësministrja e Drejtësisë. 

Ministria e Drejtësisë procedon në Qeveri koncept-dokumentin e vettingut

Ministria e Drejtësisë ka procedurë për në Qeveri koncept dokumentin e vettingut për sistemin e drejtësisë, i cili pritet të votohen në mbledhjen e radhës.

Kështu ka bërë të ditur në një konference për medie ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila tha se si Qeveri janë zotuar për fuqizim të institucioneve të drejtësisë.

Vettingu sipas saj do të fillohet nga hierarkia me ë lartë në sistemin e drejtësisë dhe do përfundoj në një afat prej 5 viteve.

Koncept dokumenti përmban detaje se si duhet të bëhet procesi i vettingut. Është bërë analizë e thellë për nevojat dhe mënyrat e si mund të bëhet ky proces Institucionet e drejtësisë do të jenë institucione që i shërbejnë drejtësisë dhe personave të caktuar. Ky proces nuk po bëhet kundër ndonjë emër të përveshëm. Vetingu në drejtësi është nevojë shoqërore”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat