Vuçiq: ROSU do largohet nga veriu, ne po i mbrojmë serbët

Lajme

Vuçiq: ROSU do largohet nga veriu, ne po i mbrojmë serbët

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 23:24
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka vazhduar ta cilësojë si “fitore” marrëveshjen e arritur sot në Bruksel për targat me Kosovën.

Ai është paraqitur nga profili i tij në Instagram, duke thënë se Njësitë Speciale të Policisë po largohen nga veriu.

Madje sipas tij, kjo është shenjë se ai dhe Beogradi po i “mbrojnë serbët në Kosovë”.

Një kompromis u arrit dhe ROSU do të largohen nga Jarinja dhe Bërnjaku. Ne vazhdojmë ta mbrojmë të tashmen dhe të ardhmen e njerëzve tanë në Kosovë e Metohi”, ka shkruar Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat