Një ditë pas marrëveshjes ROSU në pozicione e serbët në barrikada

Lajme

Një ditë pas marrëveshjes ROSU në pozicione e serbët në barrikada

Nga: F. B Më: 1 tetor 2021 Në ora: 09:01
Policia e Kosovës

Një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes në Bruksel dhe pranimit nga Beogradi të zgjidhjes së kompromisit, pritet që të shtunën njësitet policore ROSU të tërhiqen nga pozicionet në pikat e kalimit në Jarinje edhe Bërnjak dhe serbët të heqin barrikadat e rrugët të hapen për qarkullim, shkruan “RTS”, transmeton “Bota sot”.

Pas dy jave situate të tensionuar dhe bllokimi të akseve rrugore, arritja e kompromisit do të mundësojë hapjen e rrugës për qarkullim, tërheqjen e njësiteve ROSU, por do përmbushet marrëveshja për vendosjen e tiketave ngjitëse për automjete e ndërsjella.

Sipas kësaj marrëveshja shkruan RTS, nesër deri në ora 16.00 do të ndodhë tërheqja e ROSU nga kalimi në Jarinje.

Serbët me lehtësim e kanë pritur marrëveshjen, por vazhdojnë të jenë në barrikadë, duke shtuar se gjithnjë e më vështirë e kanë të qëndrojnë në barrikada, pasi atje janë tash e dy javë dhe kushtet janë gjithnjë e më të vështira.

Pas vendosjes në vendkalim të pjesëtarëve të KFOR-it do të nis tërheqja e njësiteve policore dhe pozitat e tyre do i mbajë KFOR-i.

Ende nuk dihet nëse nesër mund të normalizohet qarkullimi dhe lëvizja, por me gjasë ajo do të ndodhë të hënën.

KFOR do të vendos forcat e veta edhe para nisjes së përmbushjes së marrëveshjes në dy pikat në Bernjak dhe Jarinje dhe mbetet atje rreth dy javë për të krijuar siguri edhe liri lëvizje.

Fillimi i vendosjes së tiketave ngjitëse do të nis me 4 tetor dhe kështu do vazhdohet deri në arritjen e marrëveshjes së përhershme rreth tabelave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat